Dhuna në Bregun Perëndimor, forcat izraelite vrasin katër palestinezë - NACIONALE

Dhuna në Bregun Perëndimor, forcat izraelite vrasin katër palestinezë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Zyrtarët palestinezë dhe izraelitë, kanë njoftuar se në tre incidente të veçanta në Bregun Perëndimor janë vrarë katër burra palestinezë.

Njoftohet se dy nga viktimat ishin vëllezër, dhe ishin qëllluar për vdekje gjatë përleshjeve me trupat izraelite në një operacion pranë Ramallah. Ndërsa, dy viktimat e tjera ishin qëlluar në konfrontime me ushtrinë izraelite në dy lokacione të ndryshme.

OKB-ja ka paralajmëruar se konflikti izraelito-palestinez është "përsëri në pikën e vlimit" pas një përshkallëzimi të dhunës në Bregun Perëndimor dhe Izrael.

Në Bregun Perëndimor, forcat izraelite janë duke kryer bastisje dhe arrestime pothuajse çdo natë, me të paktën 140 palestinezë të vrarë brenda vitit, shumica nga izraelitët. Në këto konfrontime po ashtu deri më tani, palestinezët kanë vrarë më shumë se 30 izraelitë

Lajme të ngjashme