Dhuna ndaj të moshuarës, Ramë Lahaj: Ma kujtoj nënën time - NACIONALE

Dhuna ndaj të moshuarës, Ramë Lahaj: Ma kujtoj nënën time

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tenori i njohur kosovar, Ramë Lahaj ka reaguar rreth ngjarjes së rëndë e cila ndodhi sot në qendrën për të moshuar “Orenda” në Pejë, ku disa infermiere rrahen brutalisht një të moshuar.

Lahaj përmes një postimi në Facebook ka dënuar dhunën ndaj të moshuares, duke e quajtur krim makabër.

Për krejt ne që jemi sfiduar me prind të cilët e kanë pasë nevojën për asistencë dhe kujdes gjatë pleqërisë së tyre, e ndjejmë thellë dhimbjen, fyerjen, përuljen, nënçmimin, e degjenerimin që Aurona Pelaj i bëri zonjës e families së saj, të afërmve e të gjithë ne. Përdhunimi mbi prindërit, gjyshërit e të parët tanë, është akti më makabër që dikush mund ta bëj duke pas parasysh sfidën jetësore që kanë pas me skamjen, regjimet historike, e po ashtu kontributin që kanë dhënë për kombin”, ka shkruar Lahaj.

Artisti ka thënë se dhuna ndaj të moshuares që sot tronditi vendin është e papranushme në traditën shqiptare.

Ajo që më shqetëson edhe më shumë është se sa me sportivitet e kishte këtë ngjarje i gjithë stafi i asaj shpie e të moshuarve në Pejë. Njerëz të mirë Aurona është një shembull se sa shumë rinija po na del jashtë kontrollit, si pasojë e humbjes së respektit në familje, ndaj prindërve, gjyshërve, anashkalimi i edukatës në shtëpi, humbja e traditës se shenjët shqipëtare, e respektit ndaj më të moshuarve. Sonte do lutem për të përdhunuaren, që kjo të mos jetë traumë e pa rikuperuar, njëherë i kërkoj falje në emrin e të gjithë neve si shoqëri për nivelin ku kemi rënë, e Aurones i uroj që prindërit e saj të mos bijnë kurrë në duart e një injoranteje të degjeneruar si vet ajo” ka shkruar Lahaj.

Postimi i tij i plotë:

Për krejt ne që jemi sfiduar me prind të cilët e kanë pasë nevojën për asistencë dhe kujdes gjatë pleqërisë së tyre, e ndjejmë thellë dhimbjen, fyerjen, përuljen, nënçmimin, e degjenerimin që Aurona Pelaj i bëri zonjës e families së saj, të afërmve e të gjithë ne.

Përdhunimi mbi prindërit, gjyshërit e të parët tanë, është akti më makabër që dikush mund ta bëj duke pas parasysh sfidën jetësore që kanë pas me skamjen, regjimet historike, e po ashtu kontributin që kanë dhënë për kombin.

Ajo që më shqetëson edhe më shumë është se sa me sportivitet e kishte këtë ngjarje i gjithë stafi i asaj shpie e të moshuarve në Pej.

Njerëz të mirë Aurona është një shembull se sa shumë rinija po na del jashtë kontrollit, si pasojë e humbjes së respektit në familje, ndaj prindërve, gjyshërve, anashkalimi i edukatës në shtëpi, humbja e traditës se shenjët shqipëtare, e respektit ndaj më të moshuarve.

Sonte do lutem për të përdhunuaren, që kjo të mos jetë traumë e pa rikuperuar, njëherë i kërkoj falje në emrin e të gjithë neve si shoqëri për nivelin ku kemi rënë, e Aurones i uroj që prindërit e saj të mos bijnë kurrë në duart e një injoranteje të degjeneruar si vet ajo.

Lajme të ngjashme