dështon që të largohet nga vendi - NACIONALE

dështon që të largohet nga vendi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Sri-Lankës, Gotabaya Rajapaksa, ka bërë një përpjekje të dështuar për t’u larguar nga shteti, pasi stafi i aeroportit ia zuri rrugën dhe e detyroi që të tërhiqej.

Rajapaksa, që pritet të japë zyrtarisht dorëheqje të mërkurën pas protestave që zgjatën me muaj, raportohet se u mundua që të shkonte në Dubai të hënën në mbrëmje.

Megjithatë, zyrtarët thanë se stafi i migracionit refuzoi që ta linte hyrjen e presidentit në zonën për VIP në aeroport për ta vulosur pasaportën, ndërsa ai nuk u fut në radhën e rëndomtë të udhëtarëve për shkak të frikës nga sulmet e publikut.

Lajme të ngjashme