Dëshmitari: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë - NACIONALE

Dëshmitari: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ka vazhduar në Hagë gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së.

Dëshmitari i radhës është sërish një ekspert, Helmut Schreckenbauer.

Ai ka pohuar të enjten në Hagë që sipas raportit që përshkruante krimin që ka ndodhur në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk arrihet në përfundim nëse kryerësit e veprës ishin shqiptarë ose jo.

Fillimisht, dëshmitari tregoi se kur kishin shkuar në godinë, ndërtesa ishte bosh dhe se morën informacion që në katin e parë ishte një person i vdekur.

“Së pari, fillimisht ndërtesa ishte bosh, por kur ne i lejuam të lënduarit të kthehen sërish në ndërtesë, ishte një dhomë ku u kemi dhënë trajtim mjekësor të lënduarve dhe nuk më kujtohet se kur arritëm aty të gjithë të lënduarit ishin jashtë ndërtesës apo ndoshta Policia Ushtarake i ka lejuar ata që të dalin jashtë ndërtesës. Këtë nuk e di. Me qëllim që t’i japim trajtim atyre i lejuam që të hyjnë në ndërtesë sërish dhe u futëm në ndërtesë bashkë me Policinë Ushtarake sepse morëm informacionin se në katin e parë të ndërtesës ishte një person i vdekur, në atë moment nuk më kujtohet të ketë patur njerëz të tjerë në ndërtese”, tha dëshmitari.

Schreckenbauer pohoi se personat e lënduar ishin në gjendje që të ecnin vetë. Tha se kishte parë një dhomë që kishte instrumente të torturës, që ishte në katin e njëjtë dhe afër dhomës ku ishte gjetur personi i vdekur. /BetimiPërDrejtësi

Lajme të ngjashme