Dëshira për pushtet e ul Veton Surroin "në prehër" të Erdoganit
Dikur ishte një prej kritikuesve më të mëdhenj të presidentit turk Erdogan.
Por, dëshira për pushtet duket t'ia ketë ndërruar mendjen publicistit Veton Surroit.
Ky i fundit, i përmendur si emër për kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të RCC-së ka qëndruar për vzitë në Turqi, ku është takuar me zëvendës-ministrin e jashtëm, Faruk Kaymakci.
Të dytë shkruan për këtë takim në Twitter, teksa e cilësuan si të frytshëm.
“Dëgjova vizionin e Veton Surroit, kandidatit të Kosovës për Sekretar të Përgjithshëm të RCC—së. Theksova mbështetjen e Turqisë për një RCC që promovon bashkëpunimin në Evropën Juglindore dhe rëndësinë e proceseve të BE-së për Evropën Juglindore”, ka shkruar zëvendësministri ndër të tjerash zëvendësministr turk.
Në anën tjetër Surroi iu kundërpërgjigj me "Retweet", ekuivalencë e shpërndarjes në Facebook, teksa shtoi:
“Falënderues për mundësinë e mrekullueshme që të diskutojmë për rajonin tonë si një projekt paqësor për integrim, zhvillim dhe siguri evropian në një kohë zhvillimesh gjeopolitike.”
Thankful to @frkkymkc for a wonderful opportunity to discuss our region as a peace project of integration, development and European certitude in times of geopolitical intensity. https://t.co/y33OU4IiHV
— VetonSurroi (@VSurroi) July 29, 2022