Dëshimtarët flasin për vrasjen e ukrainases nga kosovari në Berlin - NACIONALE

Dëshimtarët flasin për vrasjen e ukrainases nga kosovari në Berlin

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Mëngjesin e sotëm, policia gjermane ka njoftuar për një krim horror në Berlin, ku një i ri vrau një grua me sëpatë.

Nga raportimet e Berliner Zeitung, autor i krimit ishte një 23-vjeçar nga Kosova ndërsa viktima një femër ukrainase në moshën 27-vjeçare.

Policia gjermane nuk ka dhënë detaje për lidhjen që mund të kishin autori me viktimën, por një i ri që banonte afër banesës ku ndodhi krimi i tmerrshëm, tha se rreth orës 7 në mëngjes kishte dëgjuar bërtima të forta. Dëshmitari ka thënë për gazetën se autori i krimit mund të kishte goditur derën me çekiç pasi kishte dëmtime.

Ai ka bërë të ditur se ka pasur frikë të dalë nga banesa e tij dhe më vonë pasi ka hapur derën, ka parë gjurmë të mëdha gjaku në derë.

Sipas dëshmitarëve që kanë folur për Berliner Kurier, krimi ka ndodhur në një banesë që kishte derën e ballkonit të hapur. Ata kanë thënë se burri dhe gruaja ishin dëgjuar duke debatuar me zë të lartë dhe ata e kishin lajmëruar policinë vetëm pasi kishin dëgjuar bërtima tmerrsisht të larta që vinin nga banesa

Lajme të ngjashme