Avokati që s'i mbronë dot as qëndrimet e tij - Tomë Gashi fshin postimin që përmbante "fake-news" të pastër
U bë pjesë e ballinave të mediave kryesore në vend.
Avokati kosovar i afërt me pushtetin, Tomë Gashi pak kohë më parë tentoi t'i hyjë në "hatër" kryeministrit Kurti.
Megjithatë, ai gaboi pasi u "zhytë" në një "fake-news" të pastër.
Nuk dihet se kush e krijoi një postim të tillë, por që mbante kinse fjalët e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier.
Mund të vërehet nga larg që fotoja është e montuar, por që sërish vuri në lajthitje avokatin Gashi.

Por, nuk shkoi shumë dhe Gashi duket t'i ketë rënë "pishman". Kjo pasi, ai tashmë e ka fshirë postimin e shumëpërfolur.