Dërguti: Nëse ka konsensus për presidentin, së pari duhet të jetë i pranueshëm për Kurtin - NACIONALE

Dërguti: Nëse ka konsensus për presidentin, së pari duhet të jetë i pranueshëm për Kurtin

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Opinionistja Aida Dërguti, ka folur mbi çështjen e presidentit , zhvillim ky që ka hyrë në javën vendimtare.

Dërguti tha se kryeministri Albin Kurti është komod si në zgjedhjen e një presidenti, ashtu edhe në shkuarjen në zgjedhje të reja.

“Mendoj që fituesi i këtyre zgjedhjeve e ka komoditetin për cilindo opsion. Nëse ka konsensus për president, së pari duhet të jetë i pranueshëm për Albin Kurtin, apo jo? Dhe kjo do të jetë në rregull për të mos shkuar në zgjedhje. Apo në versionin e dytë, ku shpreson që edhe çështjen e presidentit duhet ta ketë në duar, ku ka një situatë të përsosur ku faji do t’i mbetet opozitës”, tha Dërguti në Klan Kosova.

Lajme të ngjashme