Dërguti: LVV i ka ditë qëndrimet e Korenicës, e përdorët për fitoren e thellë
Ish-deputetja e Levizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti ka reaguar pas lajmit të shkarkimit të Visar Korenica nga pozita e koordinatorit të Qendrës së LVV-së në Rahovec për shkak të bindjeve fetare.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka thënë se VV-ja, jo vetëm bindjet po edhe deklartat publike ia kanë ditur z. Korenicës.
Ajo tutje ka thënë se ai thjeshtë, iu është dashur atyre për një përdorim e një qëllim që kishin, pra për fitore.
“Jo veç bindjet, por edhe deklaratat publike ia kanë ditur. Thjesht, iu është dashur për një përdorim e një qëllim: fitore e thellë. #Krejttuirrejt51%”, ka shkruar Durguti.
