Ndihma për Ukrainën, Shasha: Interesat e Perëndimit e Vuçiqit do të jenë plotësisht të harmonizuara - NACIONALE

Ndihma për Ukrainën, Shasha: Interesat e Perëndimit e Vuçiqit do të jenë plotësisht të harmonizuara

1 vit më parë

nga NACIONALE

Demush Shasha, drejtor ekzekutiv i EPIK Institute, ka shkruar një artikull, në të cilin ka komentuar raportet e Serbisë dhe Perëndimit.

Në shkrimin e botuar në Koha, Shasha ka shkruar në lidhje me ndihmën ushtarake që Serbia po i jep Ukrainës në luftën kundër Rusisë.

Sipas Shashës, me garantimin e armëve për Ukrainën dhe të litiumit për Perëndimin, Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë, do t’i garantohet hegjemonia beninje në gjithë rajonin.

“Me garantimin e armëve për Ukrainën dhe të litiumit për Perëndimin, Vuçiqit do t’i garantohet çimentimi i pushtetit brenda Serbisë e hegjemonia beninje në gjithë rajonin. Kësisoj interesat e Perëndimit dhe të Vuçiqit do të jenë plotësisht të harmonizuara. Kjo është edhe arsyeja përse pa marrë parasysh se kush do të fitojë zgjedhjet në nëntor të këtij viti në SHBA, Kosova do të ballafaqohet me kompromiset e vështira në muajt në vijim. Në vitin 2025, Kosova do të zgjohet për ta gjetur veten në një botë radikalisht ndryshe nga viti 1999. Serbia nuk është më armik i betuar i NATO-s, por aleat i shtrenjtë i Perëndimit” – ka shkruar Shasha, ndër të tjera.

Lajme të ngjashme