Deputja e AAK-së e pyet Bislimin se si iku Radojiçiqi nga Banjska, ai i shmanget përgjigjes
Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, është duke raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës.
Në këtë raportim, Bislimi është pyetur në lidhje me rastin e sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit.
Më saktë, Time Kadrijaj, deputete e AAK-së, ia shtroi një pyetje në lidhje me Milan Radojiçiqin, ish-nënkryetar i Listës Serbë, që tash kërkohet ndërkombëtarisht për sulmin në Banjskë.
“Për mua si deputet, zëvendëskryeministër, është shumë shqetësuese se si kanë ikur ata, si është kriju kordiori, kush ka dhënë urdhër me u kriju koridori dhe me u tërheq ata?” – ishte pyetja e deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, në drejtim të Bislimit.
Ndërsa në përgjigjën e tij, Bislimi nuk u përgjigj në pyetjen e deputetes së AAK-së.
“Ftesa ka qenë që të diskutojmë për proceset integruese të BE-së, që për mendimin tim është proces shumë i rëndësishëm, por po e shoh që ka zero vëmendjen e juaj, për arsye se…po diskutohet Banjska, policia, koridori, veç po du me thanë ku po e vendosni fokusin dhe sa po e shihni të rëndësishëm integrimin dhe sa pyetje po më bëni për integrim” – tha ai në përgjigjën e tij.