Deputetja shqiptare Olta Xhacka zgjedhet Zëvednës Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës - NACIONALE

Deputetja shqiptare Olta Xhacka zgjedhet Zëvednës Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Përmes një vendimi unanim, Shqipëria ka fituar një përfaqësim të lartë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Deputetja shqiptare është zgjedhur në postin e Zëvendës Presidentes së këtij institucioni prestigjioz, duke i dhënë vendit një rol të rëndësishëm në arenën evropiane.

Në fjalën e saj pas zgjedhjes, ajo u shpreh se kjo nuk është vetëm një detyrë e re personale, por një mesazh i qartë se “Shqipëria ka zë, peshë dhe vizion” brenda strukturave evropiane.

“Ky besim më ngarkon me përgjegjësi të qarta: të forcoj zërin e vendit tim në mbrojtje të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”, theksoi ajo.

Ajo shtoi se do të angazhohet fuqishëm për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, për të qëndruar pranë Ukrainës në përpjekjet për paqe dhe drejtësi, si dhe për të nxitur reformat që e forcojnë rolin e Shqipërisë si partnere e besueshme.

Kjo zgjedhje shihet si një hap i rëndësishëm në afirmimin e Shqipërisë në skenën evropiane dhe një mundësi për të ndikuar drejtpërdrejt në vendimmarrjet që lidhen me demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut.

Lajme të ngjashme