Deputetja Kurti del me një këshillë për opozitën, ka të bëjë me Escobarin - NACIONALE

Deputetja Kurti del me një këshillë për opozitën, ka të bëjë me Escobarin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Vetëvendosjes, Tinka Kurti, ka treguar një këshillë për partitë opozitare apo për ata që janë kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Këshilla e Kurtit është që të dalin kundër kërkesës së të dërguarit të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esocobar për Asociacionit dhe ta mbrojnë kryeministrin Kurti.

Këshilla për opozitarizëm apo kundër Asociacionit. -Kur Escobari thotë nuk ndalet Asociacioni për një njeri, ju mund të dilni e të thoni Kryeministri nuk është vetëm.” – ka shkruar ajo në Facebook.

Po ashtu ajo ka shkruar edhe para disa orëve për opozitën.

Opozita sot në Kuvend: Kryeministri nuk ka nevojë të fshihet për Asociacionin. E vërteta është se Kryeministri iu tha në Kuvend vij kurdo që të më ftoni. Ftesa nuk erdhi. Ndër dhëmbë thanë që e thërrasin këtë javë. Ftesa për debat parlamentar nuk ndodhi pavarësisht gatishmërisë së Kryeministrit e Kryetarit të Kuvendit për ta organizu këtë diskutim. Siç tha Konjufca mbrëmë: kisha dashtë me i trimnu opozitën kundër Asociacionit.” – ka shkruar Kurti.

Lajme të ngjashme