Deputetja i VV-së: Izolimi i shtëpisë kushton shtrenjtë, vlen për ata qytetarë që kanë mundësi ta përballojnë
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryzeiu – Hyseni ka folur në lidhje me deklaratën e Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila kërkoi izolimin e shtëpive pasi dimri do të jetë i vështirë.
Kryeziu – Hyseni në Prime Time ka deklaruar se kërkesa vlen për qytetarët që kanë mundësi ta bëjnë.
Ajo tha se Qeveria po ofron masa, për qytetarët nuk e përballojnë izolimin e shtëpisë, investim për të cilin tha se kushton shtrenjtë.
“Unë e kuptoj që është investim i shtrenjtë izolimi i shtëpisë, aq më pak kur kemi rritje enorme të cmimeve në treg. Por, besoj kjo vlen për ata qytetarë që kanë mundësi ta përballojnë një gjë të tillë, për ata që nuk kanë mundësi ta bëjnë një gjë të tillë, nuk është e domosdoshme, e as obligative, e që ka masa të tjera që po ofrohen prej qeverisë”, ka deklaruar ajo.
