Deputetja e VV-së publikon fotografi me Edi Ramën: Jemi një, ne bëjmë detyrën - NACIONALE

Deputetja e VV-së publikon fotografi me Edi Ramën: Jemi një, ne bëjmë detyrën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e VV-së, Shqipe Selimi, e cila është bashkëshortja e Rexhep Selimi, ka postuar një fotografi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në fotografinë e publikuar shihet kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë dhe kryeministri e kryeparlamentari i Kosovës.

Ajo ka vlerësuar se Kosova dhe Shqipëria janë një.

“Jemi një🇦🇱🇽🇰. E ka vendosur historia! Ne bejme detyren per sot dhe neser!”, ka shkruar në profilin e saj në “Facebook”.

Në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve, kryeministri Edi Rama e ka kritikuar Kuvendin e Kosovës se nuk ka bërë asgjë për ish-krerwt e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Kritikat e Ramës për institucionet e Kosovës kanë nxitur reagime të shumta të deputetëve dhe eksponentëve të VV-së.

Lajme të ngjashme