Deputetja e VV-së optimiste për liberalizimin e vizave - NACIONALE

Deputetja e VV-së optimiste për liberalizimin e vizave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani ka është shprehur optimiste se 13 tetori mund të jetë datë kur Kosovës i hiqet regjimi i vizave, pasi që në këtë datë, në agjendën e Këshillit Evropian do të jetë edhe edhe kjo çështje.

Ujkani tha në Klan Kosova se brenda eurodeputetëve ka atmosferë tejet pozitive.

“Është tejet e rëndësishme që kjo ka arritur të hyj në agjenden e Këshillit Evropian. Dhe duke pasur parasysh se e kemi një atmosferë tejet pozitive nga eurodeputetët besoj që kjo frymë do të vazhdojë edhe në mbledhjen më 13 tetor” -tha Ujkani.

Lajme të ngjashme