Deputetja e VV-së, opozitës: Po ndërtoni kauza fallco
Deputetes së VV-së, Arta Baralijaj, nuk po i pëlqen seanca e jashtëzakonshme parlamentare, ku po diskutohet për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.
Në adresimin e saj, deputetja në fjalë ka thënë se mbajtja e kësaj seance është e panevojshme.
“Ka 10 muaj që raporti është publik dhe nuk është thënë asnjë fjalë lidhur me të. Dhe tani po e trajtojmë në seancë të jashtëzakonshme një raport, i cili dhe do të vinte gjithsesi në seancë të rregullt”, ka thënë ajo.
Deputetja e VV-së ka kritikuar opozitën, duke thënë se po tenton të krijon kauza të rrejshme.
“S`po e kuptoj se ku është relevanca kësaj seance dhe opozitë bërjes tuaj në vend, që të kemi seancë të rregullt ku i trajtojmë dhe votojmë marrëveshjet ndërkombëtare, që po presin një vit pa u votuar, ligjin dhe çështjet të tjera. Ju e keni hallin të kauzat fallco që po mundoheni t`i ndërtoni e të cilat fatkeqësisht nuk po ju funksionojnë”, ka thënë ajo.
Deputetja në fjalë shumë rrallë është parë në foltoren e Kuvendit.
Prandaj, edhe fjalimi i saj është përcjell me të qeshura të shumta nga deputetët e opozitës.