Deputetja e VV-së kritikon policinë: Gjyshi në mbajtje, përdhunuesi në shtëpi
Deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka reaguar pas arrestimit dhe dërgimit në mbajtje të gjyshit që sulmoi të hënën kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharajn.
Mulhaxha-Kollçaku, ka kritikuar punë e Policisë së Kosovës, duke thënë se derisa përdhunesit janë të lirë, policia e dërgon në mbajtje gjyshin.
"Gjyshi në mbajtje, përdhunuesi në shtëpi", ka shkruar ajo në Facebook.
Dërgimi në mbajte i një gjyshi nga Prishtina erdhi si pasojë e sulmit ndaj kryetarin Rrahman Jasharaj gjatë një tubimi në një shkollë në Prishtinë.
Ndryshe zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë qëndruar në zyrat e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ku kanë intervistuar Rrahman Jasharaj.
