Deputetja e VV-së i reagon Abdixhikut pasi propozoi Osmanin: Po kërkoni president partiak të LDK-së - NACIONALE

Deputetja e VV-së i reagon Abdixhikut pasi propozoi Osmanin: Po kërkoni president partiak të LDK-së

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka kritikuar kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për “qëndrime kontradiktore” në procesin për zgjedhjen e presidentit.

Ajo tha se propozimi i LDK-së për një kandidat partiak është në kundërshtim me ofertën e LVV-së për “tre kandidatë jopartiakë”.

“Me 15 vota që nuk i keni, kërkoni edhe marrëveshje politike edhe president partiak”, shkroi ajo.

Sipas saj, refuzimi i kësaj oferte “tregon se nuk doni zgjidhje, por zgjedhje”.

Lajme të ngjashme