Deputetja e PDK-së i kërkon sqarime Bislimit për videon e VV-së, ai nuk jep koment
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është përplasur me deputetën e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra për publikimin e videos nga Vetëvendosjes.
Deliu-Kodra tha se videoja ishte skandaloze dhe se Qeveria duhet të punojë pasi ka krejt pushtetin dhe jo të akuzojë opozitën.
“Ishte e turpshme video skandaloze që partia që e ka krejt mundësinë që nuk po e pengon kurrkush. Kthehuni nga vetja dhe angzhohun që të punoni dhe mos akuzoni opozitë dy vjet pasi keni marrë udhëheqjen e vendit...”
“Pafatësinë e juaj mos e ktheni në akuza, por punoni se qytetarët kanë votuar për ju duke besuar në shpresë e cila po kthehet në zhgënjim”, tha Deliu-Kodra.
Pas kësaj, u përgjigj zv.kryeministri Bislimi i cili përmendi disa statisitka, të cilat sipas tij, tregojnë që Qeveria po punon dhe nuk po akuzon të tjerët dhe se komisoni nuk është i VV-së por i Kuvendit.
“Ju mendoni se progresi jonë është i vakët, por ne mendojmë se është shumë më i fuqishëm se përpara dhe kjo është e logjikshme. Nuk kom shku në asnjë takim ku kosova për progresin e jashtëzakonshëm që e kanë ba që 18 vjet,. Krejt bota po mendon që kemi bo progres, vetëm këtu po thuhet nuk kemi ba.”
"Jo ju thatë që keni bërë proces të vaktë që 18 muaj. 10.7 për qind është një progres i papaprë, me rritë numrin e të punëusarve në sektorin privat, sipas të dhënave ATK-së është 35 mijë, nuk është pak është shumë, me rrit eksportin prej 67 për qind nuk është pak është shumë. Puna nuk matet me tamin matet me numra.", tha ai.
“Mundeni me diskutu a është vaktë a ftoftë këtu, ndoshta për mua 15 gradë është nxehtë por për deputetin Batusha s’sështë, por kur thua 15 gradë atëherë e ke një numër që e përcakton”, tha ai duke akuzuar depueten e PDK-së që nuk po flet me fakte.