Deputetja e PDK-së: Çka po fsheh Albini që nuk po raporton në Kuvend para takimit me Vuçiqin?
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kërkuar raportim të kryeministri Albin Kurti në Kuvend para takimit me presidentin e Serbisë, Aleksader Vuçiq, i cili do të mbahet nesër.
Ajo është shprehur e habitur me këtë veprim të Kurtit.
Sipas, i pari i qeverisë po fsheh diçka.
“Çka po fsheh Albini që nuk po raporton në Kuvend para takimit për dialogun në Bruksel?”, ka shkruar Musliu-Shoshi në profilin e saj në “Facebook”.