Deputetja e LV-së kërkon drejtësi për Marigona Osmanin - NACIONALE

Deputetja e LV-së kërkon drejtësi për Marigona Osmanin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka kërkuar drejtësi për Marigona Osmanit, që dyshohet se është vrarë nga Dardan Krivaça.

Në profilin e saj në “Facebook”, deputetja ka shkruar se Osmani është torturuar dhe vrarë në mënyrën më mizore.

Lulja më e bukur e parajsës, Marigona, sot nuk ka zë. Fatkeqësisht, ajo shijoi ferrin e kësaj bote. U torturua dhe u vra në mënyrën më mizore. Marigona mungon, por sot në vend të saj #drejtësia duhet të flasë”, ka shkruar ajo.

Në Gjykatën e Ferizajt sot është mbajtur seanca fillestare ku Krivaça dhe Arbër Sejdiu akuzohen për dhunim dhe vrasjen e Marigona Osmanit.

I akuzuari për vrasjen e Marigona Osmanit, Dardan Krivaça është mbrojtur në heshtje para Gjykatës në Ferizaj.

I pyetur nga gjykata në lidhje me fajësinë apo pafajësinë, Krivaça është mbrojtur në heshtje, raporton gazeta Nacionale.

Mbrohem në heshtje pasi që në këto momente nuk jam në gjendje te flas”, ka thënë ai në seancë.

Ndërsa, avokati i familjes së Marigona Osmanit, Gazmend Rexhepi, ka folur pas përfundimit të seancës së parë në Gjykatën Themelore të Ferizajt. Rexhepi ka thënë se do të kërkojnë dënim maksimal për dy të akuzuarit, raporton Nacionale.

Ne do të kërkojmë dënim maksimal, pastaj aty vendos gjykata”, u shpreh Rexhepi.

Lajme të ngjashme