Deputetja e LDK-së: Pas vitit të ri menjëherë do të ketë zgjedhje
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, beson se menjëherë pasi të kalojë viti 2023, vendi do të shkojë në zgjedhje.
Shkuarja e shpejtë e vendit në zgjedhje sipas saj është e nevojshme për shkak se sipas saj, qytetarët po varfërohen.
“Pas vitit të ri menjëherë do të ketë zgjedhje. Sa më shpejt që vendi të shkojë në zgjedhje është më mirë sepse qytetarët po varfërohen. Ka ngritje të çmimeve, nuk ka heqje të TVSH-së as heqje të akcizës”, u shpreh ajo në RTV Dukagjini.