Deputetja e LDK-së: Fenomen i çuditëshëm, deputetët e pushtetit janë të obsesionuar me të kaluarën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se ka një “fenomen të çuditshëm obsesionimi me të kaluarën te deputetët e pozitës”.
Kica-Xhelili përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka përmendur rastin e një deputeti të pushtetit, i cili kur është pyetur për ndërhyrjen e qeverisë në drejtësi, është përgjigjur si vijon: “Po a t’kujtohet rasti në kohën e LDK kur e patën arrestu …”.
Deputetja e LDK-së tutje ka thënë se deputeti është gati nostalgjik “për një të kaluar ku me lehtësi akuzohej e demonizohej gjithçka”.
“Por, ku përfundon kjo amnisti e vazhdueshme? Drejtësia paguan, teksa politikanë mbrojnë ego nga pamundësia e reflektimit që, as ata që sot i mbrojnë verbërisht nuk janë më ndryshe. Drejtësia paguan, teksa bëhet gara në u mbush pusi i ujërave të ndërhyrjes. Teksa propozimet që i bëjmë për më mirë na refuzojen veç pse nuk jemi “ata”. E rëndësishme të fitohet lufta politike e numrave.” – ka thënë tutje ajo.
Postimi i plotë:
“Ju ma shumë. Na ma pak.”
Pak ata pak na, ma shumë ata se na.
Fenomen i çuditshëm obsesionimi me të kaluarën i deputetëve të pozitës.
Dëgjova kalimthi një deputet të pozitës kur u pyet për ndërhyrjen e sotme të qeverisë në drejtësi.
U përgjigj: Po a t’kujtohet rasti në kohën e LDK kur e patën arrestu … (vazhdon referencën në një rast pjesërisht të saktë të së kaluarës).
Gazetari mundohet ta rikthej në aktualitet. Thotë që e merr për të mirëqenë idenë që në të kaluarën mund të ketë pasur ndërhyrje individuale por insiston ta ketë një përgjigje çka po ndodh TANI.
Kot.
I obsesionuar, gati nostalgjik për një të kaluar kur duke mos qenë në pushtet me lehtësi akuzohej e demonizohej gjithçka thuajse në ekstazë që duke mos qenë në pushtet, nuk i kërkohej ta ndryshoj gjendjen. Akuza herë me të drejtë e herë pa - e ndër ta individ që paguanin çmimin e gjykimit publik pa asnjë dëshmi. Ka pasur edhe të tillë me dëshmi publike që s’u gjykuan kurrë.
Por, ku përfundon kjo amnisti e vazhdueshme?
Drejtësia paguan, teksa politikanë mbrojnë ego nga pamundësia e reflektimit që, as ata që sot i mbrojnë verbërisht nuk janë më ndryshe.
Drejtësia paguan, teksa bëhet gara në u mbush pusi i ujërave të ndërhyrjes.
Teksa propozimet që i bëjmë për më mirë na refuzojen veç pse nuk jemi “ata”. E rëndësishme të fitohet lufta politike e numrave.