Deputetja e Guxo që doli kundër qeverisë merr mbështetje edhe nga Haxhi Avdyli - NACIONALE

Deputetja e Guxo që doli kundër qeverisë merr mbështetje edhe nga Haxhi Avdyli

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pak çaste më parë, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e koalicionit VV-GUXO, Jeta Statovci kërkoi nga qeveria që t'ua lëshojë pagat mësimdhënësve, përkundër asaj nëse kërkesat e grevistëve ishin të drejta apo jo.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", ajo kërkoi nga ekzekutivi që të kryejë pagesat për arsimtarët që ishin në grevë, për shkak se momentalisht qytetarët po përballen me një krizë ekonomike të konisderueshme.

Nuk shkoi shumë dhe deputetja Statovci mori mbështetjen e Haxhi Avdylit.

Ky i fundit duke shfrytëzuar rrjetin identik social, tha se pagesat duhet të kryhen, ani pse sipas tij greva ka pasur prapavijë politike.

Më poshtë edhe postimet e plota:

Lajme të ngjashme