Deputeti Zenka: Abazoviqi është admirues i politikës serbe në Mal të Zi - NACIONALE

Deputeti Zenka: Abazoviqi është admirues i politikës serbe në Mal të Zi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti shqiptar në Mal të Zi, Mehmet Zenka, në një bisedë për Klan Kosova, ka thënë se kryeministrit në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq është admirues i politikës serbe.

Zenka ka theksuar se disa vendime të Abazoviqit kanë shkuar direkt në dëm të shqiptarëve.

“Shqiptarët i ka dëmtuar në një mënyrë goxha të rëndë sepse Abazoviqi derimëtani tregoi vetëm se është një admirues i politikë serbe në Mal të Zi me të gjitha, pavarësisht se ne i dhamë përkrahjen për zgjedhjen e tij si kryeministër. Mirëpo, për këta tre-katër muaj bëri disa akte që shkojnë direkt në dëmin e shqiptarëve”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme