Deputeti ukrainas në Kuvend: Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës - NACIONALE

Deputeti ukrainas në Kuvend: Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës tha se Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Ai tha se do të bëjë çfarëdo që të mundet për të njohur shteti i tij pavarësinë e Kosovës.

Njerëzit e Kosovës luftuan për pavarësinë dhe ne po luftojmë për pavarësi. Ukraina duhet ta njohë Kosovën si shtet i pavarur sepse ju luftuat për këtë gjë. Do të bëj çfarëdo që mundem të iu ndihmoj në këtë. Kosova është Evropë, unë besoj në këtë dhe do ta përfundojmë bashkë këtë”, tha ai në Kuvend.

Ai tha se Kosova dhe Ukraina kanë shumë të përbashkëta.

Ndër të tjera, ai në gjuhën shqipe tha se Kosova është Evropë.

“Kosova është Evropë” dhe “Zoti e bekoftë Kosovën, Slava Ukraini”, tha ai.

Lajme të ngjashme