Deputeti ukrainas me shpresa të mëdha se shteti i tij mund ta njohë Kosovën - NACIONALE

Deputeti ukrainas me shpresa të mëdha se shteti i tij mund ta njohë Kosovën

4 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Oleksiy Goncharenko, një deputet i parlamentit ukrainas, në një intervistë për Klan Kosova, tregoi se si ai paraqiti një projekt-ligj në parlamentin në Kiev duke kërkuar që vendi i tij të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Para 24 shkurtit disa thoshin se nëse Ukraina pranon Kosovën atëherë Rusia mund ta arsyetoj çka po ndodhte në Krime dhe Donbas . Por pas 24 shkurtit e gjithë bota tashmë e ka kuptuar se është vetëm pushtim i Rusisë e jo vullnet i vërtetë i popullit. Mendoj që ka ardhur koha që Ukraina ta pranoj Kosovën”, tha Goncharenko për Klan Kosova.

Sipas një ligjvënësi nga partia e Solidaritetit Evropian të ish-presidentit Petro Poroshenko, kuvendi i Ukrainës, nuk është mbledhur ende për të diskutuar projektligjin.

Megjithatë, ai pretendon se propozimi i tij po fiton përkrahje dhe se është një nga çështjet më të diskutuara në Ukrainë.

“Kam deklaruar se Ukraina duhet ta mbështes Kosovën mbase edhe ushtarakisht nëse ka nevojë. Pastaj pranova shumë porosi gjithandej nga serbët përfshirë disa kërcënime. Por mua nuk më bëhet vonë, rusët dy herë deri tani kanë planifikuar të më vrasin, e një herë të më kidnapojnë. Kështu që këto kërcënime janë thjeshtë asgjë”, th ai.

Lajme të ngjashme