Deputeti suedez ka nominuar për çmimin Nobel për Paqe Feride Rushitin dhe QKRMT-në
Feride Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) janë nominuar për çmimin Nobel për Paqe 2025.
Këtë nominim e ka bërë deputeti i Parlamentit të Suedisë, Magnus Jacobsson.
Në profilin e saj në “Facebook”, Rushiti a shkruar se ndihet e nderuar për këtë nominim.
“Jam thellësisht e lumtur dhe e nderuar se unë dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) jemi nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2025. Ky vendim për nominim, i propozuar nga deputeti i Parlamentit Suedez, z. Magnus Jacobsson, më mbush me emocione të papërshkrueshme dhe mirënjohje të thellë”, ka shkruar Rushiti.