Deputeti i VV-së, Uka: Pensionistët më uruan mirëseardhje në Kuvend, jam në mbështetje të tyre - NACIONALE

Deputeti i VV-së, Uka: Pensionistët më uruan mirëseardhje në Kuvend, jam në mbështetje të tyre

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Fitim Uka, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar për pensionistët, të cilët po mbajnë aksion simbolik para Kuvendit, për të kërkuar dinjitet me dy kërkesa.

Uka ka shkruar se këta pensionist të cilët i dhuruan lule, me dinjitet kërkuan më shumë dinjitet. Andaj ai tha se është në mbështetje të tyre dhe nismës “Dinjitet për pensionistët”.

“Në hyrje të Kuvendit më uruan mirëseardhje disa pensionistë, që me mirësjellje më kërkuan mbështetje për dy kërkesa.

Me dinjitet kërkuan më shumë dinjitet.

Prandaj, edhe jam në mbështetje të tyre dhe të nismës “Dinjitet për pensionistët” të mikut Xhevdet Pozhari!”, ka shkruar Fitim Uka.

Lajme të ngjashme