Deputeti i VV-së tregon pse e konsultoi ‘ChatGPT’ në Kuvend: Vetëm për rekreacion e pata
Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, ka komentuar fotografitë e siguruara nga gazeta Nacionale, ku ai në seancën e sotme shihet duke e konsultuar Inteligjencën Artificiale për fjalim në Kuvendi.
Ai ka thënë se konsultimin me ‘ChatGPT’ e ka bërë vetëm nga kureshtja për të parë sa ka informacione Inteligjenca Artificiale për shëndetësinë në Kosovë.
Në një prononcim për “Albanien Post”, ai ka deklaruar se sot nuk do të flas në Kuvendin e Kosovës, i cili po diskuton për shëndetësinë në Kosovë.
“Jo nuk kam fjalim sot, vetëm më interesoj nëse ‘ChatGPT’ ka informacione për shëndetësinë në Kosovë, ajo më interesojë, vetëm për rekreacion e pata.. s’kam fjalim sot”, ka thënë Thaçi.
Gjatë seancës së sotme të Kuvendit, është parë një përpjekje e deputeti i VV-së, Halil Thaçi, për ta përgatitet fjalimin e tij në Kuvend me ndihmën e ChatGPT.
Nacionale ka siguruar fotografinga Kuvendi, ku shihet Thaçi teksa e përgatit fjalimin me ndihmën e Inteligjencës Artificale.