Deputeti i VV-së shpërndan 'fake news' në përpjekje për t'i mbrojtur deklaratat e Kurtit rreth luftës - NACIONALE

Deputeti i VV-së shpërndan 'fake news' në përpjekje për t'i mbrojtur deklaratat e Kurtit rreth luftës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arban Abrashi, ka shpërndarë një të pretënduar “dokument” i cili rezultoi të jetë i pa vërtetë.

Sipas këtij dokumenti, kinse i lëshuar nga Ministria e Brendshme e Serbisë, jepet një paralajmërim për ushtrinë dhe policinë serbe për ngjarje të papritura që mund të ndodhin më datën 24 shtator.

'Pre' e këtij lajmi të rremë ka rënë deputeti Abrashi, i cili në përpjekje për të ndihmuar diskursin - konsistent - të papërgjegjshëm të kryeministrit Kurti rreth deklaratave të shpeshtuara për një luftë të mundshme, më nguti, e pa e verifikuar fare, ka shpërndarë një "dokument" të rremë me vulën e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të ashtuquajturës Sindikatë e Punëtorëve të Policisë.

Ai në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar komunikatën e pretënduar duke shkruajtur: “Pas mobilizimit në Rusi, bëhet edhe mobilizimi në Serbi.”

Postimi:

Lajme të ngjashme