Deputeti i VV-së publikon fotografi së bashku me Kadri Veselin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli ka shpërndarë një fotografi të vitit 1991 së bashku me ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Humolli në Facebook ka shkruar se në këtë fotografi është së bashku me veprimtarët të kohës nga t’gjitha anët e Kosovës.
“Në këtë foto bashkë me veprimtarë të kohës nga t'gjitha anët e Kosovës. Nebih Fazliun dhe Kadri Veselin po i njoh, ndërsa për të tjerët spo jam i sigurt për emrat e tyre. Ka kaluar kohë, e si duket kanë ndryshuar shumë”, ka shkruar Humolli.
Aj tutje ka bërë të ditur se kjo fotografi është shkrepur në përvjetorin e Ali Ajetit.