Deputeti i VV-së për një rrugë në Ferizaj: Ka gropa të mjaftueshme
Në seancën e sotme të Kuvendit, deputeti i Vetëvendosjes Milazim Salihaj, ka ngritur në një formë interesante dëmtimin e rrugës ‘në pjesën lindore të Ferizajt’.
Shqetësimi që deputeti Salihaj ia përcjell ministrit Liburn Aliu, thotë kështu:
“Shqetësimi që dua të ngris ka të bëj me pjesën e rrugës nacionale Hani i Elezit-Prishtinë, pjesa që përshkon pjesën lindore të qytetit të Ferizajt.
Kjo pjesë mjaft e damtuar dhe ka pësuar deformime në aspektin horizontal.
Ka gropa të mjaftueshme për t’i dëmtuar veturat e qytetarëve”./Nacionale/