Deputeti i VV-së: Pagat ekzekutohen nëse SBAShK-u zotohet se do t’i zëvendësojnë orët - NACIONALE

Deputeti i VV-së: Pagat ekzekutohen nëse SBAShK-u zotohet se do t’i zëvendësojnë orët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lidhur me mos ekzekutimin e pagave të grevistëve të arsimit, deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj ka deklaruar se qeveria për ta ka dy kërkesa, ndër të cilat më e rëndësishmja është zëvëndësimi i orëve.

Sipas Gazeta10, Rexhaj ka deklaruar në Prime Time se kjo duhet të ndodhë sepse fëmijët kanë humbur shumë.

“Ne kemi vetëm dy kërkesa ndaj SBAShK-ut, dhe ajo më e rëndësishmja është zëvendësimi i orëve sepse fëmijët kanë humbur shumë. Nëse zotohen se orët zëvendësohen, automatikisht pagat avans do të jepen”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme