Deputeti i VV-së: Ndoshta mund të ketë largime të tjera nga Vetëvendosje
Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica, ka akuzuar mediat për ‘lajme toksike’, sa i përket raportimeve se ai dhe disa deputetë të tjerë mund të largohen nga VV-ja.
Korenica ka thënë se mund të ketë largime të tjera, por ai nuk do të largohet nga VV-ja.
“Unë kam reaguar kundër shkrimit se kinse jam larguar edhe unë nga VV-ja dhe nuk qëndron ajo çka është shkruar. Lëvizja Vetëvendosje ka përfunduar një proces zgjedhor me 25 shtator dhe nuk ka të bëjë fare tema me aktualitetin politik në vend. Unë jam deputet i Lëvizjes brenda Kryesisë. Për bindjen time nuk flitet për largim po ajo çka po shohim është tendencë për ta përçarë Grupin Parlamentar e nuk ia arrin me këto gënjeshtra me këto shkrime të pavërteta”.
“Mua më vjen keq që opinioni ynë po përballet me lajme të tilla toksike dhe më vjen keq që gazetaria nuk ka kod të mirëfilltë etik flas për disa madje sepse po shijet që pa u vërtetuar lajmi po qarkullon dhe njerëzit e marrin si të mirëqenë. Po shihet që eksponentë që i kanë në pronësi portale të ndryshme po mundohet me krijuar kësi lloj hamendësie me gjëra të pavërteta”.
“Ndoshta mund të ketë largime tjera. Unë flas për veten time. Kam hyrë në garë me listën e VV-së dhe po e qojmë përpara premtimet elektorale gjatë fushatës”, ka thënë Korenica.
Ndërsa largimin e Doarsa Kica-Xhelilit, Korenica e ka parë si tradhti politike.
