Deputeti i VV-së mohon përplasjen Kurti-Konjufca: Sa e njoh unë, kryeministri flet me gjeste - NACIONALE

Deputeti i VV-së mohon përplasjen Kurti-Konjufca: Sa e njoh unë, kryeministri flet me gjeste

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj mohon të ketë pasur debat sot mes kryeministrit Albin Kurti e kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Anise në video dukej qartë që Kurti e Konjufca kishin një komunikim të tensionuar, deputeti Rexhaj mohon të ketë ndodhur kjo, duke thënë se ishte bisedë normale.

“Jo në asnjë mënyrë, gjithcka ishte njëfare bisede normale. Ishte hamendësim për rendin e ditës, kishte njëfarë konfuzioi për rendin e ditës. Gjithcka, realisht, u sqarua. Nuk ishte asgjë, sic u proklamua. Unë kam qenë në seancë, e kam përcjellë”, ka thënë Rexhaj në T7.

Rexhaj tutje ka shtuar se kryeministri flet me gjeste dhe se Konjufca, nuk i tha “unë jam duke e udhëhequr seancën”.

“Kryeministri Kurti për aq sa e njoh flet me gjeste, e zgjat dorën. Kur je qeveri, opinion ka sytë tek ti. Një bisedë me zgjate dore, mund të keqkuptohet. Unë nuk e kam dëgju Glaukun duke thënë “unë e udhëheqi seancën”. Jo vetëm që s’e kam dëgju, por nuk ka thënë ashtu. Në asnjë mënyrë. Kryeministri flet me gjestikulacione, nuk ka asgjë të keqe fundja”, ka deklaruar ai.

Ai në fund tha se edhe po të kishte mosmarrëveshje, kjo nuk nënkupton një gjë të keqe.

“Edhe po të kishte mosmarrëveshje mes kryeministrit e Kryetarit të Kuvendit, çfarë do të kishte keq, e lëre më që nuk kishte”, ka deklaruar ai.

Lajme të ngjashme