Deputeti i VV-së thotë se u 'dhunua psikologjikisht' nga katër vajza duke u puthur, përdor fjalë fyese (+18) - NACIONALE

Deputeti i VV-së thotë se u 'dhunua psikologjikisht' nga katër vajza duke u puthur, përdor fjalë fyese (+18)

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së Gramos Agusholli ka bërë një sulm të papranueshëm dhe me tendencë homofobe në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka njoftuar që janë ndarë 10 mijë euro nga buxheti i Kosovës për një fotografi ku shiheshin dy çifte vajzash duke u puthur me njëra tjetrën.

Agusholli e ka interpretuar në mënyrë të papranueshme një gjë të tillë.

“Absurde është tendenca që dhunshëm me “normalizu” seksualitetin e dikujt. Dhunë psikologjike mbi ne dhe fëmijët tonë.” – është shprehur z. Agusholli pa treguar se si saktësisht po ndodh dhuna psikologjike ndaj tij.

Ai ka ngritur edhe pretendime që nuk kanë mbështetje, duke nënkuptuar se edhe avokuesit e të drejtave të komunitetit LGBTIQ nuk i pranojnë ata.

“...shumë zor po i japin disa, e prapë as nuk po i dojnë as nuk po i pranojnë,” – thotë ai.

Agusholli ka qenë mes shumë deputetëve të Vetëvendosjes që nuk kanë votuar Projekt-Kodin Civil në muajin mars.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme