Deputeti i VV-së, Armend Muja, fotografon listat e deputetëve të nënshkruar
Me 61 vota për, asnjë kundër e asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar vendimin për zgjatjen e masave emergjente të energjisë.
Në votim nuk morën pjesë partitë opozitare, të cilat lëshuan sallën e Kuvendit.
Ndërkohë, se kush është nënshkruar nga deputetët për të marrë meditjen, u interesua të mësojë, deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja.
Në një video që ka postuar Klan Kosova, Muja shihet duke i fotografuar listat e nënshkrimit të deputetëve që gjenden te zyrtarët e administratës së Kuvendit.
Nuk dihet saktë qëllimi i Mujës, por ajo që dihet është se shpeshherë deputetët e Kuvendit janë nënshkruar vetëm për mëditje dhe nuk kanë marrë pjesë në seancat e Kuvendit.
Një arsye e mundshme mund të jetë edhe që të faktohet mos-prezenca e deputetëve të caktuar të partisë së tij në Kuvend - gjë për të cilën ka kritikuar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.
