Deputeti i PDK-së me gjuhë të rëndë për disa ministra të Qeverisë Kurti: Qysh reflektojnë imbecilët? - NACIONALE

Deputeti i PDK-së me gjuhë të rëndë për disa ministra të Qeverisë Kurti: Qysh reflektojnë imbecilët?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, nuk pret që Qeveria Kurti të reflektojë ndaj raporteve ndërkombëtare që kanë treguar korrupsionin e Qeverisë Kurti dhe sulmet qeveritare ndaj gazetarëve.

Ai ka kërkuar nga kolegët e tij opozitarë që të reagojnë, por mos të kërkojnë reflektim nga ministrat e kësaj qeverie.

Kastrati ka përdorur gjuhë të rendë ndaj Besnik Bislimit, Xhelal Sveçlës, Albulena Haxhiut dhe Donika Gërvallës, duke i quajtur imbecilë.

Sipas tij, imbecilët nuk reflektojnë.

Paramendoni pas raporteve negative të SHBA-ve, të " Freedom House" dhe sot të raportit të " Reporterëve pa Kufij" sa lobimin duhet ta bëj ky njeri për me ju tregu atyre që janë të lajthitur. Një lutje kolegëve nga politika: Aman, mos kërkoni reflektim nga kjo qeveri pas këtyre raporteve negative ndërkombëtare. Dënoni, reagoni, protestoni.... por aman mos kërkoni " reflektim" . Çysh reflektojnë imbecilët se nuk po e kuptoj ?”, ka shkruar ai, duke e vazhduar talljen me ta.

Kush të reflektoj....kush? Këta që janë sikur ato karakteret e filmave vizatimor në BRSS të realizuara dobët viteve 1980-ta si p.sh: Albulena Haxhiu, Besnik Bislimi, Sveçla, Gërvalla.....etj se për ata deputetët komik që ju shkojnë mbrapa është gjynah me fol ! Për gjynah ishin dje në kuvend të shkretit.....Pritni seancën e radhës kur ti bëjnë hor " Reporterët pa Kufij" sikur çysh e çmontun dje Departmentin Amerikan të Shtetit për ato " rrenat e tyre" në raport! O moj Kosovë, me çka e ke meritu këtë mjerim?”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme