Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ironizon me deklaratën ministres Hajdari pas aksidentit të trafikut ku ishte përfshirë
“Ka dalë, qysh ka thënë bukfalisht, vërtetë është për t’u turpëruar. Ajo veç që s’ka thënë fëmija ma ka shkelur kerrin”, ka thënë Recica
Reçica ka thënë se nuk duhet të ketë asnjë privilegj për zyrtarët e pushtetit. Ai ka deklaruar se institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë për çfarëdo shkelje që bëjnë ata.
“Nuk duhet të ketë, absolutisht, asnjë privilegj askush. Fëmijë ka qenë, në vend se me dalë me marrë përgjegjësi.. të gjithëve na ndodh. Ne jemi në komunikacion gjithmonë”, ka thënë Reçica në Pressing.
Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e cila kishte aksidentuar një fëmijë në rrugët e kryeqytetit.
Në deklaratën e sajë të dhënë për opinioni e gjerë ajo kishte thënë se “një fëmijë u hodh në veturën” e saj.