Deputetëve të PDK-së para Kryeministrisë iu bashkohet edhe Aleanca: Albin, eja në Kuvend - NACIONALE

Deputetëve të PDK-së para Kryeministrisë iu bashkohet edhe Aleanca: Albin, eja në Kuvend

3 javë më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës edhe sot ka vazhduar aksionin para ndërtesës së Qeverisë. Deputetët e kësaj partia sërish janë vendosur para hyrjes së Kryeministrisë për të ia rikujtuar kryeministrit në detyrë se vendin e ka në Kuvend dhe jo në Qeverisë.

Aksionit të deputetëve të PDK-së sot u janë bashkangjitur edhe asamblistët dhe drejtorët nga Komuna e Vushtrrisë.

“Albin, eja në Kuvend dhe hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues. Mos e mbaj peng shtetin, institucionet dhe interesat e qytetarëve për kalkulimet e tua individuale dhe partiake. Të presim sot, në orën 11:00, në Kuvend!”, është thënë në njoftimin e PDK-së.

Lajme të ngjashme