Deputetet e VV-së pinë kafe me ministren Haxhiu, thonë që "s'ka me pasë" por s'tregojnë çka - NACIONALE

Deputetet e VV-së pinë kafe me ministren Haxhiu, thonë që "s'ka me pasë" por s'tregojnë çka

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në kohën kur po diskutohet për Asociacionin, dy deputete dhe një ministre e Vetëvendosjes u bënë bashkë për ta ndarë një thënie me popullin.

“Nuk ka, as nuk ka me pasë.” – shkroi deputete Arjeta Fejza, që shihet derisa pi kafe me deputeten tjetër Tinka Kurti dhe ministren Albulena Haxhiu.

Megjithatë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka pranuar një draft të Asociacionit për të cilin thotë se është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Për këtë çështje, interpelanca në Kuvend po vazhdon me deputetët opozitarë që po shpalosin kritika të ashpra.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme