Deputetët e PDK-së lusin të dyja palët që të gjejnë zgjidhje për grevën: Mendova se ka ndonjë propozim - NACIONALE

Deputetët e PDK-së lusin të dyja palët që të gjejnë zgjidhje për grevën: Mendova se ka ndonjë propozim

3 ditë më parë

nga NACIONALE

Deputetët e PDK-së, Eliza Hoxha dhe Ardian Kastrati, kanë lutur po ashtu Qeverinë e Kosovës për mos-zgjidhjen e problemeve me sindikalistët e punëtorëve të arsimit.

“Si e kam kuptuar unë, kërkesat nuk kanë qenë “na jepni pak lëmoshë”... besoj që mundësia për t’i përafru kërkesat dhe nevojat e tyre, sepse nuk është që s’ka buxhet, mund të bëhet. Mendoj se kjo lloj gjuhe dhe kjo lloj qasje nuk ka me çu kërkun.” – u shpreh znj. Hoxha.

“Jeni koçitë, prandaj këtu ka një problem. Na shqip po flasim... njerëzit edhe pas luftërave më të mëdhaja janë ulë dhe kanë gjetë zgjidhje. Në këtë rast fëmijët janë viktima. Fëmijët po e pësojnë.” - vazhdoi më tej ai.

Në anën tjetër, Ardian Kastrati ishte më i ashpër.

“Kur e mora ftesën, mendova se ka ndonjë propozim. Nuk dua të jem spektator... nëse ka ndonjë propozim konkret, hajde ta bisedojmë.” – u shpreh Kastrati.

Ai po ashtu luti të dyja palët që të gjenin zgjidhje.

Lajme të ngjashme