Deputetët e LDK-së mirëpresin një delegacion nga Tajvani, biseduan për mundësitë e bashkëpunimit - NACIONALE

Deputetët e LDK-së mirëpresin një delegacion nga Tajvani, biseduan për mundësitë e bashkëpunimit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se së bashku me grupin parlamentar të partisë së tij, kanë pritur në takim një delegacion të nivelit të lartë nga Tajvani.

Hoti përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se tema diskutimi kanë qenë mundësitë e bashkëpunimit ekonomik si dhe shkëmbimi i përvojave.

Bashkë me kolegët deputetë, mirëpritëm një delegacion të nivelit të lartë nga Tajvani. Temat kryesore të diskutimit ishin mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimi i përvojave në sektorë të ndryshëm.” – ka shkruar Hoti.

Lajme të ngjashme