Vuçiq ka insistuar në formimin e Asociacionit gjatë takimit me Lajçakun - NACIONALE

Vuçiq ka insistuar në formimin e Asociacionit gjatë takimit me Lajçakun

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun mes Prishtinë dhe Beogradit, Miroslav Lajçak, ka kërkuar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas raportimit të mediave serbe, Vuçiq ka thënë se Serbia është e gatshme për dialog dhe për të respektuar gjithçka që është nënshkruar dhe rënë dakord.

“Presidenti Vuçiq edhe një herë e informoi në detaje përfaqësuesin special të BE-së për peshën e situatës me të cilën ballafaqohen serbët, si në veri ashtu edhe në jug të Ibrit, duke shprehur shpresën se do të arrihen rezultate në procesin e mëtutjeshëm të dialogut.” – thuhet në njoftimin e presidencës serbe.

Lajçak javën e kaluar ka qenë për vizitë edhe në Kosovës, teksa më 16 nëntor në kuadër të dialogut do të takohet me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në Bruskel.

Lajme të ngjashme