Deputetët britanikë shprehen pro hapjes së urës, Pacolli e VV-së gëzohet që dikush prej të huajve mendon si Qeveria
Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka mirëpritur deklaratat e deputetëve britanikë për hapjes të urës së Ibrit.
Ajo është gëzuar shumë që më në fund dikush prej zyrtarëve ndërkombëtarë e ka mbështetur Qeverinë e Kosovës në lidhje me urën.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ura duhet të hapet.
“Miqtë e Kosovës dhe të Ballkanit Perëndimor nga Partia Laburiste dhe deputetja konservatore Alicia Kearns janë për hapjen e urës. Ura duhet të hapet, ura do të hapet!”, ka shkruar Pacolli.
Alicia Kearns, deputete e Britanisë së Madhe, dje ka shprehur publikisht pakënaqësinë e saj për paralajmërimet e Bashkimit Evropian drejtuar Kosovës. Paralajmërimet kanë të bëjnë me pasojat e mundshme negative nëse Qeveria e Kosovës vazhdon në mënyrë të njëanshme në rihapjen e urës së Ibrit.
Në një postim në Tëitter, Kearns tha se tmerruar në lidhje me paralajmërimet e BE-së për "masa të mëtejshme nëse Ura e Ibrit rihapet".
"E dëshpëruar të shoh se BE-ja kërcënon Kosovën me masa të mëtejshme negative nëse Ura e Ibrit rihapet. Kjo është rënë dakord në vitin 2015 me datën e zbatimit në vitin 2017 - pse është e ndryshme nga marrëveshjet e tjera të mëparshme që BE-ja e detyron Kosovën të mbajë?", ka thënë ajo.