Deputet Basha zbulon fakt shqetësues për 1-shin: Nuk shkova në riprovim, kujdestari ma kaloi
Deputeti i VV-së, Dimal Basha ka treguar një tjetër fakt shqetësues në lidhje me notën njësh (1) që e kishte marrë në lëndën e Biologjisë në shkollë të mesme.
Ai ka pranuar faktin se e ka kaluar riprovimin në Biologji pa shkuar fare në të.
Këtë deklarim ai e bëri para pak çastesh drejtpërdrejtë në Kanal10.
Madje, Basha tregoi se atë e ndihmoi kujdestari, që e kaloi pa qenë fare i pranishëm.
"Nuk kam shku. M'ka mbetë hatri me arsimtarin. S'kam shku hiç. Pastaj kujdestari më ka vendos 2-sh", tha Basha.
Nuk dihet nëse autoritetet e shkollës do ta ftojnë z. Basha - deputet i Kuvendit - që t'i rikthehet riprovimit apo nëse do t'i marrin diplomën e shkollës së mesme.
