Depoja ruse e naftës merr flakë në rajonin Rostov pas sulmit me dron - NACIONALE

Depoja ruse e naftës merr flakë në rajonin Rostov pas sulmit me dron

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Disa rezervuarë të naftës u kapluan nga zjarri pas një sulmi me dron herët të martën në qytezën Azov, në rajonin jugor rus të Rostovit, thanë zyrtarët.

“Sipas të dhënave preliminare, nuk ka viktima” – tha Vasily Golubev, guvernator i rajonit Rostov që kufizohet me Ukrainën, raporton agjencia “Reuters”.

Ministria e Situatave Emergjente tha në rrjetin “Telegram” se zjarri ishte përhapur në pesë mijë metra kub dhe se disa dhjetëra zjarrfikës me 21 pjesë pajisjesh ishin duke e luftuar flakën.

Agjencia “Reuters” nuk arriti t’i vërtetonte raportimet në mënyrë të pavarur. Nuk pati koment të menjëhershëm nga Ukraina.

Kievi ka thënë shpesh se shënjestrimi i infrastrukturës energjetike, ushtarake dhe transportuese të Rusisë e minon përpjekjen e Moskës në luftë.

Qyteza Azov shtrihet buzë Lumit Don, vetëm rreth 16 kilometra larg Detit Azov.

Lajme të ngjashme