Dënohet me 30 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në Viti
Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me 30 vjet burgim të akuzuarin B.R për vrasjen që ka nodhur në muajin korrik të vitit të kaluara në Viti.
B.R akuzohet për kryerjen e dy veprave penale: vrasje e rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
“Pas një konflikti fizik në mes pandehurit dhe dy viktimave A. R. dhe B. B., të njëjtit janë takuar përsëri përball Shkollës “Hoxhë Jonuzi” në Viti, ku dy viktimat kanë ndal veturën e tyre, me shkopinj druri në duar, me qëllim që prapë të konfrontoheshin fizikisht me tani të pandehurin B. R., i cili në atë moment del nga vetura e tij dhe me armë zjarri – pistoletë të prodhimit Tisas Zig 14, gjuan nëntë herë në drejtim të tyre, me ç’rast i ndjeri A. R. nuk u mbijeton plagëve dhe ndërron jetë, ndërsa viktima B. B. mbetet i plagosur dhe dërgohet për kurim mjekësor në Spitalin e Gjilanit, ku më pas transferohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprat penale; vrasje e rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, vepra të sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)", thuhet në njoftim e Gjykatës.
